Kulturë

Dixhitalizohet Biblioteka dhe Fototeka e Arkivave të Shqipërisë, mijëra fotografi e tituj të aksesueshëm online

Dixhitalizohet Biblioteka dhe Fototeka e Arkivave të Shqipërisë, mijëra fotografi e tituj të aksesueshëm online

Tiranë, 22 tetor - Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka prezantuar sot projektet më të reja, Bibliotekën dhe Fototekën e dixhitalizuar, që përbën një fond me mijëra tituj dhe fotografi, që tani janë më afër studiuesve dhe gjithkujt tjetër.

Prezantimi u krye nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dr. Ardit Bido dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, në mjediset e Sallës së Studimit të DPA-së duke respektuar masat kundër COVID-19.