Kulturë

Gjirokastra dhe Deçani, paketa turistike për shfrytëzimin e vlerave të trashëgimisë kulturore

Gjirokastra dhe Deçani, paketa turistike për shfrytëzimin e vlerave të trashëgimisë kulturore

Tiranë, 22 tetor - Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, priti në një takim kryetarin e Komunës të Deçanit dhe Grupin Lokal të Veprimit Gjeravica, të cilët e vizitonin për herë të parë Gjirokastrën.

Gjatë takimit, Golemi dhe Ramosaj diskutuan për bashkëpunime të ardhshme, kryesisht për paketat turistike të zonave rurale dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe vlerave të trashëgimisë kulturore që kanë Gjirokastra dhe Deçani.