Kulturë

Serbia larg ballafaqimit me të kaluarën

Serbia larg ballafaqimit me të kaluarën
“Kosova – Trashëgimia e Kujtesës”, është titulli i ekspozitës që është hapur të premten në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd, në kuadër të “Mirëdita, dobar dan!”

Dragolub Vitomiroviq ka vdekur në një aksident komunikacioni në Serbi. Ka dyshime se ai edhe mund të jetë vrarë. Për një pjesë të popullit serb, ai shihej si person që bartte mëkate të mëdha më vete.

Në vitin 2001 në revistën “Timočka krimi revija” kishte publikuar një artikull me të cilin ishte tronditur opinioni serb. “Pesëdhjetë trupa në një kamion-frigorifer – sekret shtetëror”, mbante titullin artikulli që ilustrohej me fotografinë e gjysmës së kamionit që kishte dalë mbi ujin e lumit Danub në fshatin Tekija afër Kladovës, në lindje të Serbisë. Artikulli paraqiste edhe rrëfimin e shoferit të kamionit, Zhivadin Gjorgjeviq, shkruan KOHA.