Kulturë

Muzeu i krenarisë

Muzeu i krenarisë
Fotografitë, fjalët e shkruara dhe gjësendet personale të dëshmorëve të kombit i presin vizitorët që ngjiten shkallëve të drunjta, që çojnë në katin e dytë të ndërtesës shekullore në Shtime, që tani është muze i UÇK-së

Fotografitë, fjalët e shkruara dhe gjësendet personale të dëshmorëve të kombit i presin vizitorët që ngjiten shkallëve të drunjta që çojnë në katin e dytë të ndërtesës shekullore. “Më kanë qortuar disa herë shokët në front dhe më kanë thënë të mos gjuaj në këmbë, por si të shtrihesha kur me sytë e mi shihja vdekjen e armikut”, thoshte dëshmori i parë i Komunës së Shtimes, Ruzhdi Salihu, nga Zborci, rënë më 26 korrik 1998.

“Më patën pyetur disa: A frigohesh se do të vdesësh në luftë?. Unë iu thashë: Frigohem se nuk do të vdes. Atyre u erdhi çudi”, është fjalia nën fotografinë e Skender Salihajt – “Mensuri”, dëshmori nga Mollopolci që ishte pjesë e njësitit special në Rancë. Pranë fotografisë ka thikën.