Kulturë

Sistemi mijëra vjet i vjetër që ndryshoi botën

Sistemi mijëra vjet i vjetër që ndryshoi botën
Një radhitës. Shfaqja e rendit alfabetik, siç argumenton Judith Flanders në “A Place for Everything” përfaqësonte “një kalim të të kundruarit të botës si një vend hierarkik, i renditur, i shpjegueshëm dhe i kuptueshëm vetëm nëse një person kuptonte mjaftueshëm, në kundrimin e saj si një varg i rëndomtë i ngjarjeve, njerëzve dhe vendeve”. Asnjanësia e rendit alfabetik u bë cilësia e tij më e mirë. (Foto: Alamy)

Në romanin e Nick Hornbyt, “High Fidelity”, një pronar i një dyqani kasetash me emrin Rob Fleming përkujton një ndarje të pikëlluar duke e riorganizuar koleksionin e tij të vinilit. Ai vendos të rendis incizimet e tij jo në mënyrë alfabetike, por personale. Pasi mbaroi, ai “u mërdhez me një ndjesi të vetes, për shkak se kjo, pas të gjithave, është ajo çfarë unë jam”.

Që ai vetëm të shquajë renditjen është poenta e ushtrimit. “Nëse dua të luaj, le të themi, ‘Blue’ të Joni Mitchellit, më duhet të përkujtoj se e kam blerë atë për dikë në vjeshtën e 1983-s, dhe mendova që më mirë t’ia jepja asaj, për arsye që vërtet nuk dua t’i përmend”.