Kulturë

Skulptura e Giacomettit pritet të kalojë 100 milionë dollarë

Skulptura e Giacomettit pritet të kalojë 100 milionë dollarë

Një skulpturë nga artisti zviceran Alberto Giacometti po shitet në ankand në Sotheby’s me një çmim fillestar prej 90 milionë dollarësh, por oferta fituese të martën mund të mbetet sekrete pasi shitja do të bëhet me zarfe të mbyllura.

Nëse “Grande femme I” shitet për më shumë se 100 milionë dollarë, atëherë Giacometti do të barazojë Pablo Picasson si artisti i dytë i vetëm me katër vepra të shitura përtej këtij pragu.