Kulturë

Seminari anulon edicionin e 39-të me të cilin synonte vazhdimësinë

Seminari anulon edicionin e 39-të me të cilin synonte vazhdimësinë
Edicioni i sivjetmë i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ishte paraparë të mbahej më 30 e 31 tetor

Ruajtja e vazhdimësisë dhe insistimi që të shpaloset puna njëvjeçare e studiuesve të Albanologjisë ishin dy prej arsyeve kryesore që organizatorët e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare insistonin për mbajtjen e edicionit të sivjetmë. Caktuan edhe datat, 30 dhe 31 tetor. Për dy ditë do të mbahej vetëm pjesa shkencore, duke shënuar kështu edicionin e 39-të.

Mirëpo, koronavirusi ka bërë që tri ditë para nisjes organizatorët të dalin me njoftimin se e kanë anuluar këtë edicion.