Kulturë

Kinemaja alternative në Ferizaj

Për ta zbehur mungesën njëzetvjeçare të kinemasë në qytetin e Ferizajt, dy adhurues të filmit, Besim Ugzmajli e Sovran Nrecaj, e kanë krijuar një mundësi alternative për shfaqjen e projekteve filmike.

Dyshja e ka themeluar kino-klubin “Ismail Rama” dhe planet janë që për çdo fundjavë të transmetohen filma në ekranin e madh që do të vendoset në skenën e teatrit “Adriana”, transmeton KOHA.