Kulturë

Teatri larg ndikimit të dikurshëm, por hapësirë që do të mbijetojë

Teatri larg ndikimit të dikurshëm, por hapësirë që do të mbijetojë
Aktoret Mirjana Karanoviq (majtas) dhe Jasna Gjuriçiq të mërkurën në teatrin “Oda” kanë folur për rolin e teatrit në panelin e moderuar nga kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, në kuadër të “Kosovo Theatre Showcase”

Të dyja karrierën si aktore e kanë nisur në ish-Jugosllavi. Kanë luajtur në shumë filma e shfaqje. Bile, Mirjana Karanoviq, njihet si yll i kinematografisë jugosllave. E Jasna Gjuriçiq ka bërë bujë me rolet e saj gjithandej. Dikur besonin se kishin goxha ndikim në shoqëri dhe se arti mund të arrijë deri aty sa mund të bëjë ndryshime në masë.

Tash kanë hequr dorë nga ato iluzione. Synojnë që të jenë sa më përmbajtjesore në skenë e sheshe xhirimi. Janë të bindura se në ditët e sotme temat e mëdha mbulohen nga ato sipërfaqësore. Por, për të dyja teatri apo skena ngelen një vend i lirë.