Kulturë

Vdiq kompozitori i shquar Avni Mula

Vdiq kompozitori i shquar Avni Mula

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare kompozitori i shquar shqiptar Avni Mula. Lajmin e ka dhënë bija e tij, soprano e famshme Inva Mula, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë”, ka shkruar Inva Mula.