Kulturë

Shtigjet e jetës kulturore paralele në vitet ‘90

Me një telefon të mençur dhe një palë kufje, po kthehen në Prishtinën e viteve ’90.

Artisti e regjisori Florent Mehmeti po e prezanton për herë të parë në publik rrugëtimin e tij nga jeta kulturore paralele e fundshekullit të kaluar.