Kulturë

Plani i menaxhimit mban peng investimet në Qendrën Historike të Prizrenit

Plani i menaxhimit mban peng investimet në Qendrën Historike të Prizrenit

Vdekja e trevjeçares Xheneta Gashi në Rrugën “Marin Barleti” në Prizren dha kumtim se trashëgimia kulturore kishte nisur të merrte jetë njerëzish.

Shembja e strukturave të një ndërtese në qershor të vitit 2016 në Qendrën Historike të Prizrenit, rezultoi me tragjedi. Asokohe, institucionet lokale e qendrore u ngritën në këmbë për të marrë masa. Askush nuk kishte marrë përgjegjësi përderisa niveli qendror dhe ai lokal ia hidhnin fajin njëri-tjetrit, transmeton KOHA.