Kulturë

“Procesion” për jetën, vdekjen dhe gjithçka që jep tingull

“Procesion” për jetën, vdekjen dhe gjithçka që jep tingull
Foto: Adi Beqiri

Në edicionin e sivjetmë, aspak të zakontë, festivali ndërkombëtar i muzikës “DAM” dha një copëz të programit në Pejë. Në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, të enjten mbrëma, “DAM”-i u prezantua me një eksperimentim muzikor në perkusione.

U dha premiera botërore e video-koncertit “Procesion” të artistit Christian Smith nga Holanda. Pas shfaqjes në qytetin perëndimor, vepra do të shfaqet edhe në Prishtinë e Amsterdam. Kur “Procesion” përfundoi, publiku pati mundësinë që të shohë dokumentarin “Press Release” të realizuar nga Anisa Xhomaqi. Dokumentari 10-minutësh ka kapur vizitën e “Oerknal”, kolektivit të muzikantëve ndërkombëtarë me bazë në Holandë, në edicionin e kaluar të “DAM-it”.