Kulturë

“Qyteti im gjatë pandemisë” me imazhe të jetës në kontraste

“Qyteti im gjatë pandemisë” me imazhe të jetës në kontraste
Rreth 25 fotografë kanë qenë pjesë e konkursit të organizuar nga Instituti i Planifikimit Hapësinor në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ku janë shpërblyer tri fotografitë më të mira. Vendin e parë e zuri Kushtrim Krasniqi, të dytin, Arben Llapashtica e të tretin, Astrit Maloku
 

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e jetesës në të gjithë botën, e imazhe të ndryshme nga fotografët janë ato që lënë gjurmë dokumentuese për situatën në të cilën po kalon e gjithë bota. Në hollin e ish-ndërtesës së “Rilindjes”, tash objekt qeveritar, është përmbledhur realiteti i kësaj pandemie nga perspektiva të ndryshme. Rrugët e sheshet e zbrazura dhe maskat dominojnë imazhet e ekspozitës “Qyteti im gjatë pandemisë”, që është hapur të martën.

Rreth 25 fotografë kanë qenë pjesë e konkursit të organizuar nga Instituti i Planifikimit Hapësinor në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ku janë shpërblyer tri fotografitë më të mira, ku me vendin e parë është shpërblyer fotografi Kushtrim Krasniqi, me vendin e dytë është shpërblyer Arben Llapashtica dhe me vendin e tretë është shpërblyer Astrit Maloku.