Kulturë

Renesanca dhe epërsia e Evropës

Renesanca dhe epërsia e Evropës
Kur në shekullin XIX takimi serioz me religjionet e tjera u bë realitet për krishterimin perëndimor, Evropa Perëndimore filloi nga një pozicion shumë i veçantë. Kësaj përvoje i duhet shtuar edhe struktura teologjike e krishterimit, që veten kryesisht e ka parë si të vetmin religjion dhe e ka interpretuar thënien e Krishtit “Unë jam rruga, jeta dhe e vërteta” në kuptimin “Unë jam e vetmja rrugë, e vetmja jetë dhe e vetmja e vërtetë”

Si rezultat i Renesancës dhe epokës së Iluminizmit, Evropa filloi të vlerësohet në çdo pikëpamje më e fuqishme ndaj civilizimeve të tjera. Në kohën kur evropianët e zbuluan të vërtetën mbi krishterimin në vendin e tyre, misionarët evropianë janë dërguar jashtë vendeve të tyre për të propaganduar. Dijetarët evropianë të shekullit XIX ashtu filluan të shkruajnë nga perspektiva e superioritetit, me rezultatet që duket se janë zbavitëse kur lexohen sot

Është e nevojshme që shkurtimisht të përmenden shkollat kryesore në Perëndim, të cilat janë përpjekur t’i hulumtojnë fenomenet e diversitetit fetar. Kjo është e nevojshme sepse ato janë përgjegjëse për errësimin e hulumtimit më të thellë të diversitetit fetar dhe janë arsye se pse përgjigjet e kënaqshme në pyetjet për të vërtetën dhe autoritetin në universin multireligjioz nuk janë dëgjuar më gjerë, apo ashtu siç është dashur. Përgjigjet e caktuara në këto pyetje fundamentale vijnë nga perspektiva e shkollës tradicionale - shpesh e anashkaluar - e cila vlerëson se është e mundshme dhe e nevojshme që të pranohet vërtetësia e të gjitha religjioneve të shpallura, e të mos rrënohet e vërteta dhe ortodoksia e natyrshme e secilës prej tyre. Shkurtimisht do të merrem me këtë shkollë.

Krishterimi i izoluar perëndimor