Hoti e Dumoshi homazhe për vdekjen e Ismet Pejës

Hoti e Dumoshi homazhe për vdekjen e Ismet Pejës
Këngëtari Ismet Peja është ndarë nga jeta. E për të nderuar veprën e tij, para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është vendosur baneri me fotografinë e tij dhe janë lëshuar këngë të tij.
Derisa në sfond dëgjohej muzika e Ismet Pejës, para MKRS-së bëri homazhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi.
Hoti tha se Ismet Peja do të mbahet mend për këngët e tij qytetaret dhe se këngët e tij u dëgjuan në gjitha trojet shqiptare, derisa ka theksuar se do ta kujtojnë përherë.
“Bëmë nderime tek ikona e muzikës shqiptare i cili do të mbahen mend për këngët e tij qytetare. Nuk ka shqiptarë jo vetëm në Kosovë, por në gjitha trojet shqiptare. Ky ka hy në historinë artistike të Kosovës. ne të gjithë jemi rritur me këngët e tij dhe sot vërtetë është ditë e dhimbshme për familjen e tij, për komunitetin artistik por ne do ta kujtojmë gjithmonë me këto këngë që po dëgjoni në sfond”, tha Hoti.
Vdekjen e Ismet Pejës lajm të trishtë e ka quajtur ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi.
“Në mëngjes ishte një lajm mjaft i trishtë për ikjen nga kjo botë e dohaemit të madh të muzikës popullore zotit Ismet Peja. Ne si MKRS dhe si ministre kam kontaktuar familjen e tij, djalin Visarin ku i kam shprehur ngushëllime dhe e kanë gjithmonë mbështetjen tonë”, u shpreh Dumoshi.
Ismet Peja do të varroset sot në ora 15:00. E Dumoshi ka treguar se për ceremoninë e varrimit do të kujdesen MKRS-së. Ajo tha se edhe pse është kohë pandemie, megjithatë janë marrë vesh me kryeministrin që njerëz sikurse Peja të nderohen për kontributin e dhënë.
“Ne do të kujdesimi për ceremoninë në Gjakovë ku në ora 14:30 do të jenë homazhet tek varrezat dhe në ora 15:00 do të jetë varrim. Edhe pse jemi në kohë pandemie jemi munduar bashkë me kryeministrin që këta njerëz të mëdhenj që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për kultivimin e këngës sonë burimore kulturore t’i respektojmë edhe në këtë kohë pa kohë të pandemisë”, tha ajo.
Vdiq ikona e muzikës popullore Ismet Peja
Ka vdekur ikona e muzikës popullore Ismet Peja.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga djali i Ismet Pejës, Visari, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”, ka shkruar Visari.
Ismet Peja u lind më 27 prill të vitit 1937 në Gjakovë. Babai i tij Musa Peja, ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.
Që në fëmijëri prej moshës 13-vjeçare filloi të merrej me muzikë.
Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore "Hajdar Dushi", me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.
Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e "Hajdar Dushit". Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.
Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, doajenit të muzikës, këngëtarit me muzikën e të cilit u rritëm, bilbilit të Gjakovës Ismet Peja”, thotë Dumoshi në telegram ngushëllimin. Emri i ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi. Zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve qe ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me rradhë, Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës. Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç ia thonte edhe ai vet me këngë "Robi plaket kur don vet"! Në emrin tim si ministre dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes, komunitetit artistik si dhe gjithë adhuruesve të këngës së tij, në Kosovë e jashtë saj. Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm. Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar”, ka shkruar në telegram ngushëllimi ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shuhet Larry King – ikonë e televizionit

Mandrica – fshati shqiptar në Bullgari

Institucionalizohet kërkesa për mbrojtjen e ish-Burgut të Gurrakocit

Murali në Filozofik drejt zhdukjes – alarm për qasjen ndaj artit

Ylli viteve të arta të kinematografisë në Jugosllavi

“Don’t listen to your neighbors” i jep frymë së kaluarës muzikore

Mira Furlan – një jetë për skenën dhe tolerancën

Autoritetet shqiptare ftojnë vizitorët t’u kthehen vendeve të trashëgimisë kulturore

Lokaliteti arkeologjik 14 mijë vjeçar – shtëpia më e vjetër në Amerikën e Veriut

Teatri i Pejës bëhet me drejtoreshë, akuza për manipulim të konkursit

Mustafa Arapi – mjeshtri që u dha shkëlqim Onufrit e kryeveprave shqiptare
