Kulturë

Ali Aliu dhe Xhevat Lloshi fitues të çmimit “22 Nëntori” të Maqedonisë së Veriut

Ali Aliu dhe Xhevat Lloshi fitues të çmimit “22 Nëntori” të Maqedonisë së Veriut
 

Akademik Ali Aliu nga Maqedonia e Veriut dhe profesor Xhevat Lloshi janë fitues të çmimit “22 Nëntori” të Maqedonisë së Veriut.

Evenimenti i ndarjes së çmimit u mbajt me respektimin e masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku të pranishëm ishin kryeparlamentari Talat Xhaferi, një delegacion qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi si dhe përfaqësues të partive politike, akademikë dhe studiues.