Kulturë

​Hapet këndi i arkivit të Shqipërisë në Agjencinë e Arkivave të Kosovës

​Hapet këndi i arkivit të Shqipërisë në Agjencinë e Arkivave të Kosovës
 

Në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës është hapur këndi i arkivit shqiptar. Përmes kësaj po synohet të arrihet unifikimi i shërbimeve që ofrojnë arkivat për hulumtuesit. Tashmë, me vendosjen e këndit të arkivit shqiptar, studiuesit mund të shërbehen me materialet e arkivit të Shqipërisë, pa pasur nevojë që të shkojnë në Tiranë.

Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj tha se të dy arkivat kanë sjellë shërbimin më afër studiuesve.