Kulturë

MKRS dhe Biblioteka Kombëtare bashkëpunojnë për dokumentimin e Masakrës së Krushës së Madhe

MKRS dhe Biblioteka Kombëtare bashkëpunojnë për dokumentimin e Masakrës së Krushës së Madhe
 

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, kanë në shkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”.

Ky projekt parasheh mbledhjen, dokumentimin dhe vënien në dispozicion të rreth 300 intervistave me rrëfime nga të mbijetuarit dhe dëshmitarët e kësaj masakre. Kohëzgjatje e këtij projekti do të nisë nga tash e do të zgjasë deri më 1 nëntor të vitit 2022.