Kulturë

Këndi arkivor i Shqipërisë në Kosovë ofron qasje në dhjetë milionë dokumente

Këndi arkivor i Shqipërisë në Kosovë ofron qasje në dhjetë milionë dokumente
 

Komuniteti i studiuesve të historisë nuk do t’i ketë më pengesë kilometrat gjeografike që ndajnë qendrat shqiptare. I gjithë fondi milionësh i dokumentacionit në arkivat e Tiranës – që kronikon historinë shqiptare – do të jetë i qasshëm në mënyrë online për të interesuarit.

Duke vijuar një projekt të mëhershëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), ky institucion të hënën ka hapur një kënd arkivor në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.