Kulturë

Ministria e Kulturës dhe ajo e Punëve të Jashtme nisin procesin për emërimin e atasheve të kulturës

 

Prishtinë, 24 nëntor – Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë. Ky hap fillestar është vlerësuar si lajm i mirë për kulturën e Kosovës.

“Pas bisedimeve të shumta kemi ardhur në përfundim që të nënshkruajmë këtë marrëveshje të shkallës së shërbimit që është një hap i parë drejtë avancimit të kësaj fushe dhe përfaqësimit kulturor në botë”, ka thënë ministrja Haradinaj.