Kulturë

Qeveria zotohet për diplomaci kulturore, ende pa strategji e afat

Pavarësisht zotimeve, të martën në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi dhe ajo Punëve të Jashtme e Diasporës, Meliza Haradinaj nuk kanë pasur afat konkret të emërimit të atasheve. Ende nuk ka strategji të diplomacisë kulturore dhe shumë e diskutueshme mbetet mbështetja financiare që atashetë të prezantojnë kulturën e vendit në shtetet ku do të shërbenin

Çështja e emërimit të atasheve kulturorë në disa prej ambasadave të Kosovës ka vite që ka qenë pjesë e fjalorit të udhëheqësve institucionalë. Të martën është bërë një hap në këtë drejtim. Ministria e Kulturës dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë marrë vesh që të nisin punën për përfaqësim kulturor në diplomaci.

Përderisa zyrtarët qeveritarë këtë e kanë parë si një hap të madh, anëtarë të komunitetit kulturor që shkëmbejnë e bashkëprodhojnë produkte kulturore me organizata anembanë botës, janë shumë skeptikë në suksesin e atasheve kulturorë. Bile krejt nisma dikujt i duket punë koti.