Kulturë

“Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë” nëpër epokat e shqiptarëve

“Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë” nëpër epokat e shqiptarëve
Me materialet fotografike e dokumentare nga fondet e Arkivit Qendror të Shtetit, ekspozita “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”, që do të rri e hapur deri të shtunën, kronikon mbi njëqind vjet përpjekje për liri e bashkim kombëtar (Foto: KTV)
 

Fondet e pafundme të Arkivit Qendror të Shtetit kanë përzgjedhur materiale të rralla arkivore që kronikojnë mbi një shekull histori të përpjekjeve për shtet shqiptar. Prej fotografive të delegatëve që vunë nënshkrimet në Deklaratën e Pavarësisë në Vlorë, vendimeve të parësive të krahinave të ndryshme që përkrahën Ismail Qemalin e deri te përvjetorët e ndryshëm të pavarësisë ndër vite, ekspozita e hapur në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës është vlerësuar si një mundësi e mirë për të parë përpjekjet që shqiptarët të frymojnë bashkë

Rexhep Mitrovica e Sali Gjuka si përfaqësues të Plavës e Gucisë, Spiro Ilo si delegat i Korçës, dhe Shefqet Daiu, delegat i Elbasanit, janë vetëm disa prej portreteve bardhezi të atyre që bënë histori duke e vënë nënshkrimin e tyre në aktin që e pavarësoi Shqipërinë nga Perandoria Osmane.