Kulturë

Teatri i Vushtrrisë merr emrin e Adem Mikullovcit në shenjë nderimi e krenarie

Teatri i Vushtrrisë merr emrin e Adem Mikullovcit në shenjë nderimi e krenarie
Teatri i Vushtrrisë, i cili prej së enjtes ka marrë emrin e aktorit Adem Mikullovci, funksionon në kuadër të shtëpisë së kulturës, “Hasan Prishtina”
 

Teatri i qytetit në Vushtrri prej së enjtes ka marrë emrin e aktorit Adem Mikullovci. Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë ka miratuar propozimin që institucioni lokal teatror të jetë teatri “Adem Mikullovci”, për të nderuar aktorin me prejardhje nga Vushtrria, i cili u bë një prej emrave më të njohur në teatër e film e seriale.

Mikullovci vdiq në ditën e 15-të të shtatorit. Ai ishte 82 vjeç. Menjëherë pas vdekjes së tij, Komuna e Vushtrrisë kishte nisur procedurën për ta emëruar Teatrin e qytetit me emrin e Mikullovcit.