Kulturë

Dua Lipa elektrizon në “Studio 2054” bashkë me miqtë

Dua Lipa elektrizon në “Studio 2054” bashkë me miqtë
 

Është e natyrshme që jo pak vetave t’u mungojnë koncertet, turmat dhe brohoritjet, këndimi më zë të lart i këngëve të preferuara. Malli për diçka të tillë është i pashmangshëm në këtë kohë pandemie ku distanca dhe mbajtja e maskave janë obligative. Një dozë vitaminash në këtë periudhë, padyshim që ishte koncerti i së premtes mbrëma i Dua Lipës. Një eksperience intime virutuale dhe rifreskuese, koncert me plot gjallëri ani pse virtual. Dua Lipa, padyshim që ka revolucionarizuar shfaqjet online dhe për të bërë këtë ka gjetur edhe emrin e duhur: “Studio 2054”.

Siç ka treguar Dual Lipa në një intervistë për blogun “Highsnobiety”, emërimi i koncertit është një formë moderne për të kujtuar “Studio 54”. Klubi më legjendar ndonjëherë në Manhattan, “Studio 54” gjatë viteve kur ishte aktiv, kishte ndryshuar industrinë e klubeve të natës, ishte më shumë se aq, diçka që ende askush nuk e ka arritur prej asaj kohe. Klubi u hap në prill të vitit 1977, nga Steve Rubell dhe Ian Schrager. Duke shndërruar një teatër të vjetër në një disko, të dy burrat gjithashtu rikonstrukturuan peizazhin jetës së natës, duke krijuar një klub që magnetizoi të famshmen dhe thjesht përralloren njësoj. Çdo herë përmendet Bianca Jagger e hipur në kalë të bardhë brenda klubit. Në vitin 1980 klubi ishte mbyllur dhe pronarët u akuzuan për evazion fiskal.