Kulturë

Rëndësia historike e 28 Nëntorit

Rëndësia historike e 28 Nëntorit
 

Shpallja e pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra anë, mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për t’u çliruar nga zgjedha osmane, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut, e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar

Çështja shqiptare ishte duke u ballafaquar vështirësi të mëdha për shkak se ndodhej në rrethana kritike sidomos pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike, më 16 tetor 1912. Kjo bëri që në shumicën e trevave shqiptare që gjendeshin të pushtuara nga ana mbretërive ballkanike të mobilizoheshin patriotët shqiptarë, duke nisur nga Kosova me Hasan Prishtinën, për të vazhduar edhe në trevat e tjera, duke përçuar mesazhin e shpalljes së Pavarësisë dhe të ngritjes së flamurit para ardhjes së pushtuesve të rinj serbo-malazezë dhe grekë.

Andaj, patriotët shqiptarë që ndodheshin jashtë atdheut vendosën të ndërmerrnin një veprim të ri politik, me synimin për të parandaluar dhe për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, por krahas përpjekjeve diplomatike duhej të bëhej edhe lufta e armatosur.