Kulturë

“Shqipnija të shpëtojë nga kaosi”

“Shqipnija të shpëtojë nga kaosi”
Tiranë, 28 nëntor 1943 (Foto: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë)
 

Rexhep Mitrovica: “Eksperienca e dy javëve nën qeverim më dha të kuptoj se, Kombi nuk ka vendos të shuhet dhe se don të rrojë. Ja ky asht vendimi unanim i krejt Kombit. Unë po e shqiptoj kët vendim edhe n’emnin e shejtënisë së kësaj dite të madhe”

Me rastin e 31-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, shkëlqësia, Rexhep Mitrovica, kryeministër dhe ministër i Kulturës Popullore, mbajti një fjalim në Radio Tirana, drejtuar motrave dhe vëllëzërve t’anë shqipëtarë.

Shkëlqesia Kryeministri stigmatoi në fjalimin e vet rrugën e gabuar që ka marrënj një pjesë e vogël e popullit tonë, që, me anë terrori që nuk përputhet me zakonin dhe karakterin shqiptar, don t’a fus Vendin në kaos dhe n’anarkinë më të madhe, në dëm t’interesave jetsore të Kombit e në të mirë t’interesave të huaja.