Kulturë

“Etërit e Pavarësisë” me portretet dhe artefaktet e firmëtarëve

“Etërit e Pavarësisë” me portretet dhe artefaktet e firmëtarëve
“Etërit e Pavarësisë”, e hapur të premten në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, kombinon portretet në pikturë të 40 firmëtarëve të Pavarësisë, si dhe objektet e tyre personale që ndodhen në institucionin nikoqir të ekspozitës
 

Në kuadër të festave të nëntorit, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, në bashkëpunim me piktorin Arben Morina, hapi të premten ekspozitën “Etërit e Pavarësisë”, e cila përmban portretet e 40 firmëtarëve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, si edhe artefakte të firmëtarëve.

Arben Morina, si zëri kryesor i ekspozitës, në fjalën tij ka falënderuar Muzeun Historik Kombëtar dhe gjithë stafin e këtij institucioni, që ia dha një dimension tjetër festës në kushtet me të cilat po përballet shoqëria në kohë pandemie, me një ngjarje të tillë që përçon ndjenjë shprese dhe solidariteti te publiku.