Kulturë

Zbulohet batanija 800-vjeçare me pupla gjeldeti

Zbulohet batanija 800-vjeçare me pupla gjeldeti
Segment i një fibre që përdorej për të endur pendlat e gjeldetit (Foto: WSU)
 

Banorët e vjetër në jugperëndim të Amerikës përdornin 11 mijë e 500 pendla gjeldeti për të bërë batanije. Këto janë të dhënat sipas një artikulli të afishuar në “Journal of Archaeological Science: Reports”. Njerëzit që bënin batanije të tilla ishin stërgjyshërit e indigjenëve të Pueblos së sotme si popujt e Hopit, Zunit dhe Rio Grandes.

Një ekip i udhëhequr nga arkeologët e Washington State University ka shqyrtuar një batanije të bërë nga gjeldeti rreth 800 vjet të moçme, me përmasa 99 me 108 centimetra, nga juglindja e Utahit, për të pasur një ide më të mirë se si është bërë.