Kulturë

Hasan Hasani – shkrimtari që lartësoi dhe la gjurmë në traditë

Hasan Hasani – shkrimtari që lartësoi dhe la gjurmë në traditë
I vlerësuar si një nga shkrimtarët më produktivë në letrat shqipe, veprimtaria krijuese e Hasan Hasanit përfshinte një numër zhanresh dhe formash letrare e një opus prej 74 veprash
 

Për miqtë e kolegët, vdekja e tij do ta varfërojë Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, pjesë e të cilit ishte kaherë. Me dhjetëra tituj në poezi, prozë, kritikë letrare e monografi të ndryshme, Hasan Hasani – që vdiq të martën në moshën 73-vjeçare – është vlerësuar si një nga emrat që la “gjurmë të pashlyeshme” në letrat shqipe

Prishtinë, 1 dhjetor – Të parët e tij ishin nga Mirdita, por krijimet e pasura letrare do të nyjëtonin viset në të dyja anët e Drinit. Me një opus letrar prej 74 veprash, Hasan Hasani vlerësohet si një prej emrave më prolifikë në letërsinë shqipe. Me gati po aq vite jetë sa edhe vepra, në moshën 73-vjeçare, të martën, ai është ndarë nga jeta.