Kulturë

Familja e mjeshtërve të televizorëve

Familja e mjeshtërve të televizorëve
Arben Beqa: “E ardhmja për neve nuk besoj se do të jetë e mirë. Ka ra pak vlera e profesionit tonë...”
 

Si i ri ishte afruar punës së babait të tij, për aq sa kishte lejuar frika e këtij të fundit. Mjeshtëria me elektronikë ka gjithmonë rreziqet e veta. Tek kur kishte mbushur 15 vjet, Arben Beqa ishte konsideruar tashmë i gatshëm për të marrë përsipër punë të ndryshme për rregullimin e radiove, televizorëve apo pajisjeve të tjera. Shpejt relacioni babë-bir do të merrte edhe një tjetër kuptim. Do të bëheshin bashkëpunëtorë. Arben Beqa e kujton me krenari babanë e tij, mjeshtrin e vjetër të televizorëve, Selatin Beqën, tashmë i ndjerë.

Jo vetëm që ndjek rrugën e tij prej zanatliu. Ai ka të njëjtin trajtim për djalin e tij, Arlindin, me të cilin punon bashkë.