Kulturë

Shqipëria – forca e shpirtit njerëzor

Shqipëria – forca e shpirtit njerëzor
Maria Silver (djathtas) dhe Dolores Brown ngrenë dolli për miqësinë e rinisur në restorantin “Mullixhiu”
 

Tiranë, 2 dhjetor (“afsa.org”) – Merreni me mend të ecni në tunelin e gjatë të bunkerit të zbukuruar të presidentit të dikurshëm të Shqipërisë, Enver Hoxha, që e udhëhoqi – dhe e izoloi – vendin e tij nga viti 1941 deri në vdekjen e tij më 1985. Ne mejtuam për përpjekjet njerëzore të shpenzuara për të kënaqur paranojën e Hoxhës teksa mbante vendin në frikë. Ishte e paharrueshme.

“Ne” të dyja jemi zyrtare të pensionuara të Shërbimit të Jashtëm që, besnike ndaj rrënjëve tona, vazhdojmë të jemi qëndrestare. Së bashku ne kemi më shumë se 50 vjet përvojë në Departamentin e Shtetit. Ne u lidhëm kah mesi i viteve ’90 derisa punonim bashkërisht në Bjellorusi, një tjetër diktaturë vetmitare në Evropë. Doloresi ishte analiste për Bjellorusinë në Byronë e Inteligjencës dhe Kërkimit, kurse Maria ishte zyrtare e deskut.