Kulturë

“Kashta e Kumtrit” për nostalgjinë, kujtimet dhe erotizmin

“Kashta e Kumtrit” për nostalgjinë, kujtimet dhe erotizmin
Në galerinë “Paper” Artan Hajrullahu të premten ka hapur ekspozitën personale që përmbledh punën e tre vjetëve të fundit. Titulli i ekspozitës është goxha intrigues. I tillë është edhe koncepti
 

Korridoret e ngushta të galerisë çojnë te hapësira me dimensionet e një dhome të zakonshme, ku vizitori takohet me botën e Artan Hajrullahut. Në përshkrimin e konceptit të ekspozitës, veprat e tij krahasohen me yjet, që nga toka shihen si të vegjël, por përplot vezullim e hijeshi.

Artisti gjilanas tashmë ka bërë emër për veprat që gjurmojnë nostalgjinë shqiptare e që janë të rrethuara nga tradita. Por për ironi, njëkohësisht ato pasqyrojnë edhe shkëputjen prej saj. Në galerinë “Paper” Hajrullahu ka hapur ekspozitën personale që përmbledh punën e tre vjetëve të fundit. Titulli i ekspozitës është goxha intrigues. I tillë është edhe koncepti, shkruan KOHA.