Kulturë

Për një simbol më të denjë të lirisë së shprehjes

Për një simbol më të denjë të lirisë së shprehjes
Karikatura e Jeton Mikullovcit – Jemit, botuar në “Koha Ditore“ më 8 janar 2015, një ditë pas vrasjes së dymbëdhjetë personave, tetë prej të cilëve gazetarë të revistës satirike “Charlie Hebdo”
 

Atentati ndaj profesorit Samuel Paty në një kolegj në Paris, i cili u kishte shpjeguar nxënësve të vet domethënien e disa karikaturave të revistës satirike “Charlie-Hebdo“ për lirinë e shprehjes, si dhe vrasja e besimtarëve në Katedralen e qytetit Nice, rihapi muajve të fundit një varg të debateve në Francë brenda qarqeve politike dhe intelektuale e njëherësh edhe në opinion e gjerë. Do t’u bëjmë një vështrim të shkurtër disa analizave që zhvilluan disa filozofë e sociologë francezë lidhur me problemet që u shoshitën në këto debate.

Të përmendim reagimin e filozofit të shquar Jacques Rancière (Zhak Ransier) i botuar së voni në revistën “Contretemps“, me titull “Lidhur me lirinë e shprehjes“. Ai së pari e cilëson vrasjen e profesorit Paty si “një krim të mërishëm i kryer nga një kriminel i fanatizuar“, kurse indinjimin e thellë që shkaktoi ky krim, si plotësisht të kuptueshëm.