Kulturë

Lista me 269 përfitues nga buxheti i rimëkëmbjes në kulturë reprizon kritikat

Foto: Koha
269 projekteve u është dhënë drita e gjelbër e mbështetjes financiare për fazën e parë nga Ministria e Kulturës. Derisa në këtë ministri paralajmërojnë përzgjedhjen e projekteve të tjera, përfaqësues të skenës kulturore kanë kritikuar ndihmën e dhënë nga shteti, duke e quajtur atë të kushtëzuar për të dhënë shërbime

Ndonëse me një buxhet që as nuk u avitet kërkesave të komunitetit artistik, Ministria e Kulturës ka zgjidhur “qesen” për t’i mbështetur financiarisht projektet kulturore-artistike nga Fondi i rimëkëmbjes ekonomike. Të premten, institucioni më i lartë kulturor në vend ka shpallur listën e përfituesve nga ky fond për fazën e parë.

 

Ministria e Kulturës të premten ka bërë të ditur 269 përfituesit e mbështetjes financiare për projekte kulturore-artistike për thirrjen publike që ishte hapur fiks para një muaji. Pavarësisht se nuk është bërë e ditur shuma e ndarë dhe nëse është shpërndarë i tërë buxheti prej 461 mijë eurosh në dispozicion për ta mëkëmbur kulturën e goditur nga pandemia, i bie që mesatarisht të jenë rreth 1700 euro për projektet fituese

Ndonëse me një buxhet që as nuk u avitet kërkesave të komunitetit artistik, Ministria e Kulturës ka zgjidhur “qesen” për t’i mbështetur financiarisht projektet kulturore-artistike nga Fondi i rimëkëmbjes ekonomike. Të premten, institucioni më i lartë kulturor në vend ka shpallur listën e përfituesve nga ky fond për fazën e parë.

“MKRS shpall përfituesit nga thirrja publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet kulturore-artistike për individë nga Fondi i rimëkëmbjes ekonomike (faza e parë). Grupet vlerësuese nëpër komisione janë duke punuar në vlerësimin e aplikimeve të tjera”, thuhet në njoftimin e afishuar në faqen e MKRS-së, të cilit i është bashkëngjitur një listë 9-faqëshe me emrat e përfituesve dhe projekteve përkatëse.