Kulturë

Privatizimi dhe pasojat e tij për komedi në skenë teatrore

Falimentimi, shfrytëzimi i paautorizuar dhe uzurpimi i pronave publike janë temat që preken në dyzet minutat e shfaqjes “WC Komerc”, që u dha premierë në skenën e teatrit “Dodona”, me tekst të Ibrahim Kadriut, nën regji të Xhemail Lutës

Pa pretendime të mëdha, një grup të rinjsh i bashkon dashuria për teatrin. Daljet në skenë s’i kanë të shpeshta, pasi krejt kjo varet prej buxhetit që sigurojnë. Quhet “Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës” me status organizate joqeveritare, por që ka një rrugëtim tash e disa dekada. Të hënën në mesditë kanë sjellë para publikut projektin e radhës.

Privatizimi i ndërmarrjeve publike qysh prej pasluftës është thumbuar në komedinë e realizuar prej kësaj trupe. Bankrotimi, shfrytëzimi i paautorizuar dhe uzurpimi i pronave publike janë temat që preken në dyzet minutat e shfaqjes “WC Komerc”, që u dha premierë në skenën e teatrit “Dodona”. Me tekst të shkrimtarit të njohur Ibrahim Kadriu, kjo satirë ka ironizuar procesin e tjetërsimit të fabrikave shtetërore në pronësi private.