Kulturë

Reflektimet e profesorit në kohë pandemie

“Ditari i pandemisë” i prof. dr. Agim Vincës, botuar nga “Artini”, Prishtinë 2020, është një libër i rrallë, i shkruar në një moment të veçantë. Autori që në fillim shkruan se as në ëndërr nuk i kishte shkuar ndër mend të shkruante një libër të tillë. Por, askush nuk ka mundur të parashihte atë që ndodhi me pandeminë. Njeriu, si krijesë e brishtë, e prekshme, e lëndueshme, e vritshme, e varur, po ndeshet prej gati një viti me një virus të vogël dhe të padukshëm, i cili frikëson dhe vret

Pas pesë, dhjetë, pesëdhjetë ose njëqind vjetësh kujtimet për COVID-19 dhe pandeminë e vitit 2020 do të fillojnë gradualisht të zbehen. Por, ka një autor të mirënjohur në Kosovë, profesor, pedagog, poet, prozator, teoricien i letërsisë dhe intelektual i angazhuar e shumë i çmuar në vendin tonë, i cili do të na e kujtojë atë sa herë që në raftet e librave do të hulumtojmë se çfarë të lexojmë. Është prof. dr. Agim Vinca, që është kujdesur, me librin e tij “Ditari i pandemisë”, të na e kthejë të freskët, sa herë të duam të rikujtojmë, atë që ndodhi nga marsi e deri në qershor të vitit 2020.