Kulturë

Varrezat e grave – dëshmi të radhës për Luftën Qytetare në Spanjë

Varrezat e grave – dëshmi të radhës për Luftën Qytetare në Spanjë
Arkeologët në rajonin e Aragonit, në Spanjë, kanë gërmuar në varrezën masive të dhjetë grave të vrara nga skuadrat fashiste të pushkatimit në ditët e para të Luftës Civile në Spanjë
 

Arkeologët në Spanjën verilindore kanë zbuluar një varrezë masive me trupat e dhjetë grave të vrara nga një skuadër fashiste e pushkatimit në ditët e para të Luftës Qytetare Spanjolle, duke sjellë në vëmendje vuajtjet shpesh të nënvlerësuara të grave gjatë këtij konflikti. Të ruajtura mjaft mirë, kopsa të bardha në shpinë janë të fundit mbetje nga rrobat që ato kishin veshur ditën e ekzekutimit më 31 gusht 1936, pasi një natë më herët ishin marrë nga shtëpitë e tyre në fshatin e Uncastillos.

Trupat e tyre ishin varrosur në një kanal të ngushtë në varrezën lokale në Farsduesin fqinj, në trevën e Aragonit.