Kulturë

Filarmonia dhe Baleti me kushte të vjetra presin ligj të ri – Opera në letër

Ministria e Kulturës e ka dërguar në Qeveri, Projektligjin për Filarmoni, Operë dhe Balet, por jo edhe atë për teatro, kinematografi dhe për trashëgimi kulturore. Tri projektligjet e tjera për fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore kanë mbetur të jenë pjesë e pakos legjislative për vitin që vjen

Sukses e kanë cilësuar miratimin e Projektligjit për Filarmoni, Balet e Operë edhe kryeministri në largim Abdullah Hoti, edhe ministrja e Kulturës, hartimi i të cilit ka nisur para pesë vjetësh. Ndër të tjera, me këtë projektligj i rihapet rrugë themelimit të Operës si institucion i ri përderisa Filarmonia e Baleti mbesin me kushte të vjetra pune

Qeveria e Kosovës ka bërë një hap në rregullimin e infrastrukturës ligjore për Filarmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës. Me kushte të vjetra pune e pa ekzistuar Opera fare, Qeveria të hënën ka miratuar Projektligjin për Filarmoninë e Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës. Nëse ky projektligj kalon edhe në Kuvend, atëherë do të zëvendësonte Ligjin që rregullon punën e këtyre institucioneve, i miratuar më 2006 e që në Gazetën Zyrtare ishte publikuar në majin e vitit 2007.