Kulturë

Kujtim Prodani infektohet me koronavirus, shtrohet në spital

 

Këngëtari Kujtim Prodani është i infektuar me COVID-19. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e brishtë aq sa i është dashur të shtrohet në spitalin "Shefqet Ndroqi" pasi ka pasur nevojë për oksigjen.

Kujtim Prodani e ka dhënë vetë lajmin me një postim në facebook, ku shkruan se kjo flamë e keqe (virusi) ka marrë shumë miq e të afërm.