Kulturë

Koronavirusi si inspirim i skenës kulturore

Pandemia ka goditur sektorin e arteve goxha fort. Përmes koncepteve të reja, teatrot, klubet dhe muzetë kanë bërë më të mirën në këtë situatë të vështirë

"Kultura nuk është gjithçka", është shkruar në tabelën e kinemasë, "por pa kulturë, asgjë nuk ka më vlerë!”

 

"Kultura nuk është gjithçka", është shkruar në tabelën e kinemasë, "por pa kulturë, asgjë nuk ka më vlerë!”

Pandemia e koronavirusit, në të vërtetë, ka lënë vragë në arte dhe në skenën kulturore. Çfarëdo fjalësh inkurajuese që kanë thënë politikanët gjatë këtyre muajve të fundit, prapëseprapë kanë tingëlluar të pashpresë më shumë së kurdoherë, kur kanë thënë se sektori do të gjejë një zgjidhje kreative. Përkundër vështirësive financiare – jo të gjithë kanë reaguar si aktori gjerman dhe këngëtari Tom Schilling, që ndien “një frymëzim ekstrem në situata të tragjedisë” dhe “ ishte inspiruar me të madhe” nga karantinimi në pranverë - njerëzit që punojnë në sektorin e kulturës sidoqoftë, kanë sfiduar situatën e tensionuar me koncepte interesante në këta muajt e fundit