Kulturë

Vdiq kompozitori e dirigjenti i njohur, Kristë Lekaj

Kristë Lekaj në koncertin e Filarmonisë së Kosovës me dirigjent Fernando Briones, më 10 mars 2019, ku u interpretua premierë vepra e tij “Rekuiem” për kor dhe orkestër (Foto: Arben Llapashtica)
 

Ka vdekur në moshën 85-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti i njohur, Kristë Lekaj. Lajmin e ka bërë të ditur Filarmonia e Kosovës në një postim në Facebook të hënën pasdite.

Lekaj u lind në Shkup më 1935. Kreu Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren, diplomoi në seksionin e teorisë së muzikës në Akademinë e Muzikës në Beograd. Për një kohë, disa vjet kishte qëndruar në Tiranë për të marrë mësime nga Çesk Zadeja, në fushën e kompozimit.