Kulturë

“IndieWire”: “Zgjoi” – rrëfim i fuqishëm për gruan në mëshirë të fatit

Portali i njohur “IndieWire” e vlerëson “Zgjoin” si portret feminist. Aty u publikua për herë të parë traileri. Mediumi me nam ka shkruar se filmi është një rrëfim i fuqishëm për gruan që lufton patriarkatin në Kosovë (Në foto: Skenë e shkëputur nga traileri i “Zgjoit”. Yllka Gashi në rolin e Fahrije Hotit)

“Inspiruar nga një histori e vërtetë, ‘Zgjoi’ është një rrëfim i fuqishëm për një grua në mëshirë të fatit, por që ia del mbanë pas zhdukjes së burrit”, është përshkrimi që ia bën filmit “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit, portali i njohur “IndieWire”, i cili ka shpërndarë edhe trailerin e filmit, që është në konkurrencën zyrtare në festivalin prestigjioz “Sundance Film Festival”. Portreti feminist, siç e konsideron filmin “IndieWire”, jepet premierë botërore në ditën e fundit të këtij muaji

Pamjet e para të filmit “Zgjoi” theksojnë origjinalitetin kinematografik të regjisores Blerta Basholli. Nëpërmjet lojës së natyrshme të Yllka Gashit, filmi, që është në garën kryesore në festivalin prestigjioz “Sundance Film Festival”, shfaq sfidat e një gruaje kosovare në mëshirë të fatit.