Kulturë

Shtatorja e kontestuar e Rugovës te hyrja e Katedrales

Shtatorja e kontestuar e Rugovës te hyrja e Katedrales
Pa paralajmërim të ceremonisë, të premten paradite Ipeshkëvia e Kosovës ka inauguruar shtatoren e ish-presidentit Ibrahim Rugova te katedralja “Nënë Terezë”, e cila një natë më herët zuri vend në bazamentin për të. Ai për shtatoren e Anton Çettës ka mbetur i zbrazët
 

Mbrëmjen e së enjtes u vendos në bazament pa leje. Paraditen e së premtes, shtatorja e kontestuar e Rugovës u inaugurua. Por kjo është vetëm njëra anë e rrëfimit. Cenimi i kësaj figure, është tjetra

Fatet historike të Ibrahim Rugovës e Anton Çettës u kryqëzuan në janarin e acartë, kur vendosja e shtatoreve të tyre para katedrales “Nënë Tereza” ngjalli reagime.

Derisa familja e Çettës nuk lejoi që shtatorja e pajtuesit të gjaqeve të zërë vend aty, me arsyetimin se veprimtaria e tij është mbipartiake e mbifetare, dy djemtë e presidentit historik – Mendim e Ukë Rugova – publikisht e përkrahën nismën. Mbrëmjen e së enjtes u vendos në bazament pa leje. Paraditen e së premtes, shtatorja e kontestuar e Rugovës u inaugurua. Por kjo është vetëm njëra anë e rrëfimit. Cenimi i kësaj figura, është tjetra.