Kulturë

Arkeologët në gjurmë të artit 45 mijë vjet të vjetër

Arkeologët në gjurmë të artit 45 mijë vjet të vjetër
Një vepër në atë që njihet si art i gurit zbuluar në Indonezi, besohet se është së paku 45 mijë vjet e vjetër
 

Gjersa një mani për vepra të artit figurativ bashkëkohor sa vjen e rritet në botën e sotme, arkeologët kanë zbuluar atë që mund të jetë vepra më e vjetër artistike. Në një studim të publikuar në “Science Advances”, një ekip ekspertësh ka konstatuar se murali që paraqet një derr, zbuluar në shpellën në ishullin indonezian Sulawesi, është së paku 45 mijë vjet i vjetër, duke u bërë kështu vepra më e vjetër artistike që është gjetur deri më tash.

Edhe pse piktura, e cila paraqet një derr dhe dy forma që u ngjajnë duarve konsiderohet me vlerë për shkak të vjetërsisë së saj, mendohet se ka edhe të tjera si kjo.