Kulturë

Piktura me Tintinin shitet për 3.2 milionë euro

Piktura me Tintinin shitet për 3.2 milionë euro
Piktura nga kopertina origjinale e “The Blue Lotus” (1936), para se të vihej në shitje nga shtëpia e ankandeve “Artcurial” në Paris (Foto: REUTERS/Noemie Olive)
 

Një pikturë e heroit të librave komikë Tintin, që mbahej prej vitesh në sirtar, është shitur të enjten në Paris për 3175 milionë euro, ka njoftuar shtëpia e ankandeve “Artcurial”.

Piktura është vepër e ilustruesit belg Georges Remi, i njohur me llagapin Herge, që ishte autor i librave komikë me Tintinin. Ai vdiq më 1983.