Kulturë

Artisti me të vërtetat e botës reale

Për muzikantin dhe kompozitorin e njohur Ilir Bajri, ideja e “normalitetit” shpesh është iluzore. Biseda më të s’ka të bëjë veç me jazzin, muzikën a artin në përgjithësi. Bajri flet për virusin që zbuloi të tjera viruse të njerëzimit, mitin për Beethovenin, për vetminë e artistit si natyrë të dytë, për teknologjinë si thelb i qytetërimit…

Viti 2020 vetëm dy muajt e parë i kishte normalë, sikur bunaca para një stuhie në det. Kusuri tjetër filloi e mbaroi nën diktatin e murtajës moderne me izolim, ankth e statistika të vdekjeve me një kurbë të çmendur. Por dikush përsiat edhe përtej kësaj përditshmërie, për universin që nuk ka asgjë statike, që është prore në lëvizje në drejtim të kompleksitetit edhe më të madh e ndryshimeve të pafundme. Këtë dritare botëvështruese ka muzikanti dhe kompozitori i njohur Ilir Bajri, i cili i mëshon asaj që ideja e “normalitetit” shpesh është iluzore, gjithnjë për po të njëjtën arsye.

“Besoj se nevoja jonë për ‘normalitet’ është vetëm manifestim i prirjes së vazhdueshme për organizim më të mirë të shoqërisë njerëzore dhe balancimit të nevojave të jetës në raport me natyrën e fenomeneve të saj”, thotë ai.