Kulturë

Abdulatif Arnauti – 70 vjet në shërbim të kulturës shqiptare

Abdulatif Arnauti – 70 vjet në shërbim të kulturës shqiptare
Abdulatif Arnauti (i dyti nga e djathta) para redaksisë “Zëri i rinisë” në gusht të vitit 1977. Botohet për herë të parë
 

E feston 90-vjetorin e lindjes me energji e kënaqësi për atë kontribut që dha për Kosovën e Shqipërinë, përkatësisht për prezantimin e letërsisë shqipe në botën arabe. Mund të thuhet lirisht se më se 50 shkrimtarë të Kosovës dhe të Shqipërisë e gjetën rrugën për atë rajon në saje të punës 70-vjeçare të A. Arnautit

Para disa ditësh, më 13 janar, Abdulatif Arnauti e festoi 90-vjetorin në një rreth të ngushtë në Damaskun e mbuluar me terrin e pasluftës, por nuk i mungonin ca urime prej Prishtinës, Parisit, Bostonit e gjetiu, nga familja e shpërndarë e miq të qëndrueshëm.