Kulturë

Me një mijë nënshkrime shtetit do t’i kërkohet mbrojtja e ish-Burgut të Gurrakocit

Me një mijë nënshkrime shtetit do t’i kërkohet mbrojtja e ish-Burgut të Gurrakocit
Paralajmërimi për rrënimin e ish-Burgut të Gurrakocit ka ngjallur reagime e po ashtu është organizuar edhe një peticion, i cili ka bërë që institucionet të merren me kërkesat e qytetarëve
 

“Burgu i Gurrakocit njihet si një prej burgjeve më famëkeqe në Kosovë. Që pas Luftës së Dytë Botërore aty u maltretuan e u keqtrajtuan veprimtarë të shumtë shqiptarë, deri në kohën e luftës së fundit, ku shërbeu si kamp përqendrimi ku u mbajtën peng qindra qytetarë të Istogut, dhe jo vetëm nën tortura çnjerëzore”, shkruhet në peticionin e nisur nga një grup i të burgosurve të luftës së fundit. Me një mijë nënshkrime banorët e Komunës së Istogut do të kërkojnë që ish-Burgu i Gurrakocit të mos rrënohet, të marrë statusin e monumentit e më pas të shndërrohet në muze

Me një mijë nënshkrime banorët e Komunës së Istogut do të kërkojnë që ish-Burgu i Gurrakocit të mos rrënohet, të marrë statusin e monumentit e më pas të shndërrohet në muze. Burim Kabashi, i cili ka bërë burg në këtë ndërtesë në kohën luftës së fundit në Kosovë, nënshkrimet i ka mbledhur në periudhën kohore prej një muaji. Nuk bëhet fjalë për peticion online, por klasik.