Kulturë

Frrok Kristaj, laureat i çmimit “Anton Çetta” për kontribut në trashëgimi shpirtërore

Frrok Kristaj u nderua për veprimtarinë e tij në ruajtjen, mbledhjen e dokumentimin e trashëgimisë kulturore për më shumë se gjysmë shekulli. Veç të tjerash, ai ka kontribuar edhe në pajtimin e gjaqeve, në disa raste në krah me Anton Çettën
 

 

Prishtinë, 18 janar – Frrok Kristaj e takoi Anton Çettën diku në fund të viteve ‘60 të shekullit të kaluar. Të dy punuan krah njëri-tjetrit në mbledhjen e folklorit, por edhe për pajtimin e gjaqeve. U bënë miq shtëpie. E kur u ngjit në foltore për ta pranuar çmimin që mban emrin e pajtuesit të gjaqeve, Kristaj me shaka tha: “Besoj që ky çmim nuk më është dhënë që e kam pasur mik të familjes, por për kontribut tjetër”.